25-04-2024

Stadiumi i ‘Al Rayyan’/ Përurim me tifozë që kaluan covid

Katari po bëhet gati të përurojë një tjetër stadium të Botërorit të vitit 2022 dhe bëhet fjalë për stadiumin Al Rayyan.

Impianti, punimet e të cilit tashmë kanë përfunduar, do të përurohet në 18 dhjetor në një ceremoni ku të pranishëm do të ketë tifozë dhe do të jenë tifozë që e kanë kaluar Covid-19, gjë që u konfirmua nga Federata e Futbollit në Katar.

Al Rayyan është stadiumi i tretë që u kompletua përpara vitit 2022 dhe do të hapet pikërisht me finalen e Kupës së Emirit që do të luhet në 18 dhjetor dhe të pranishëm në të do të jenë persona në rreth 50% të kapacitetit prej 40 mijë vendesh të tij

Tifozëve do t’iu kërkohet t’iu nënshtrohen testeve në të paktën 1 prej zonave ku do të bëhet aplikimi për bileta ku do të paraqesin edhe dokumentat e identifikimit dhe numrin e telefonit. Ata që do të mund të përzgjidhen pas marrjes së rezultateve të testeve, në momentin që do të hyjnë në stadium do t’u kërkohet të mbajnë maskë, të tregojnë aplikacionin e gjurmimit të kontakteve dhe të qëndrojnë në stolin e përcaktuar.

Në Katar ka filluar në mënyrë graduale lejimi i tifozëve në stadiume në masën 30% të kapaciteteve të impianteve. Pas stadiumit Al Rayyan, impiantet që mbeten për t’u përuruar janë Losaili, Al Bayr, Ras Abu Aboud dhe Thumama./Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.