18-05-2024

Kaq vota mori Ardian Kastrati në zgjedhje: Është njëri ndër më të votuarit nga PDK

Ish-analisti, Ardian Kastrati, i cili pak para zgjedhjeve të 14 shkurtit, aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës, ka marrë mbi 11 mijë vota, sipas burimeve brenda KQZ-së.

Kaq vota mori Ardian Kastrati në zgjedhje: Është njëri ndër më të votuarit nga PDK

Kastrati konsiderohet të jetë njëri nga kandidatët më të votuar nga PDK-ja.

Gjithashtu sipas burimeve brenda KQZ, kandidatët nga struktura e vjetër më të votuar të PDK-së në këto zgjedhje parlamentare në nivel vendi janë: Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Uran Ismaili, Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Memli Krasniqi, Fadil Nura, Eliza Hoxha, Blerta Deliu, Evgjeni Thaçi, Ariana Musliu-Shoshi, Floretë Zejnullahu, Ganimete Musliu etj.

 

Asnjë koment

Comments are closed.