25-04-2024

Karagjiq do të transferohet në një burg në Britani të Madhe ku do ta vuajë pjesën tjetër të dënimit

Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karagjiq, i dënuar për krime lufte do të transferohet në një burg në Britani të Madhe ku do ta vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

Karagjiq konsiderohet përgjegjës për vrasjen e shtatë mijë burrave dhe djemve në Srebrenicë, raporton BBC.

Ai është dënuar nga Gjykata e Hagës në vitin 2016.

Transferimi i tij u konfirmua edhe nga sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab.

“Radovan Karagjiq është një nga njerëzit e paktë që janë shpallur fajtor për gjenocid. Ai ishte përgjegjës për masakrën e burrave, grave dhe fëmijëve në gjenocidin në Srebrenicë dhe ka ndihmuar në rrethimin e Sarajevës me sulmet mbi civilët. Ne duhet të jemi krenar për faktin që Britania e Madhe nga përkrahja për të siguruar arrestimin e tij deri tek qelia e burgut që përballet tani, ka mbështetur ndjekjen 30 vjeçare të drejtësisë për këto krime të tmerrshme”.

Asnjë koment

Comments are closed.