10-03-2025

Katër të lënduar në aksidentin në Duhël të Suharekës

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në mes një veture dhe kamionete në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhel.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor.

“Ju konfirmoj se sot, rreth orës 15:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhël, në kilometrn 41, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve: 1. Audi A3, ngjyrë e zezë, me targa vendore, dhe 2. Kamionetë Mercedes, ngjyrë e gjelbër, mercedes”.

“Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje për te kryer hetimet për shkaqet e aksidentit”, tha ai./GS

Lexo edhe:

Në Has shoferi i një kamioni “tentoi ta fsheh” ar:mën para Policisë, ndalohet për 48 orë

 

Asnjë koment

Comments are closed.