26-04-2024

KB Bashkimi përforcohet me një amerikan

KB Bashkimi ka angazhuat amerikanin Christian Lutete që do ta ndihmon ekipin nga Prizreni deri në fund të këtij sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll. Lutete (201 cm) që luan në pozitat 2 dhe 3, do të debutojë te Bashkimi të enjten në derbin lokal kundër Ponte Prizrenit.

Ai këtë edicion ka luajtur në Rumani te ekipi CSU Sibiu, me të cilin është paraqitur edhe në FIBA Europe Cup, ndërsa më parë ka luajtur edhe në NCAA. Krahas përforcimit Lutete, Bashkimo ka njoftuar se ka shkëputur bashkëpunimi me amerikanin KJ Robinson, derisa ardhja e përforcimit të paralajmëruar, Stephen Croone, ka dështuar për shkak të dokumentacionit./k.net

May be an image of ‎2 njerëz, people playing sports dhe ‎text that says '‎CHRISTIAN LUTETE UMASS 23 WELCOME TO KBASHI! RIZREN KB BASHKIMI ة‎'‎‎

Asnjë koment

Comments are closed.