01-05-2024

KB Prizreni shkarkon trajnerin që e emëroi para katër ditësh

Proton Cable Prizreni nisi edicionin me synime shumë të mëdha, por po ka telashe për të arritur rezultate në Superligën e Kosovës në basketboll. Është i parafundit në tabelë. Se gjërat nuk po funksionojnë si duhet te ky klub dëshmon edhe vendimi i fundit.

Trajneri nga Maqedonia e Veriut, Igor Mihajlovski u zyrtarizua te Prizreni vetëm para katër ditësh. Punën e ka nisur tri ditë më parë. Dhe të hënën në mëngjes Prizreni njoftoi se ka ndarë rrugët me Mihajlovskin.

“Ky vendim erdhi pasi trajneri nuk arriti ta bindë menaxhmentin e klubit rreth punës së tij dhe i njëjti u shkarkua nga pozita që kishte”, ka shkruar Prizreni në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.