KB Rahoveci emëron një trajner kroat
KB Rahoveci ka konfirmuar se drejtimin e skuadrës do ta marrë trajneri kroat, Neven Plantak
Ai do ta zëvendësoji Bujar Locin.
Në njoftimin e klubit, thuhet:
Rahoveci ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me trajnerin e njohur nga Kroacia, Neven Plantak, i cili do të drejtojë skuadrën tonë gjatë edicionit të ardhshëm.
Plantak ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Rahovecin dhe gjatë muajit gusht pritet të arrijë në Kosovë, kohën kur edhe fillojnë përgatitjet për Rahovecin për një vit intensiv që e pret përpara, si në Superligë por edhe në gara ndërkombëtare.
“Plantak vjen në një moment kyç e historik për Rahovecin, derisa përvoja e tij do të shërbejë shumë në rezultatet e skuadrës sonë. Trajneri kroat nuk është emër i panjohur për basketbollin, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, ai ka qenë edhe trajneri i Trepçës, pastaj i skuadrës së njohur kroate Zadar dhe së fundmi në Vllaznisë së Shkodrës”, thuhet në njoftim.