24-11-2024

KDTP: Drejtori Simitçi u detyrua të japë dorëheqje

Në një komunikatë të partisë që përfaqëson komunitetin turk në organet komunale të Prizrenit, thuhet se Simitçi është detyruar të japë dorëheqje, shkruan sot Koha Ditore.

“Si degë do ta përcjellim deri në fund rastin e drejtorit tonë, që është detyruar të japë dorëheqje si pasojë e pretendimeve të paqëndrueshme, dhe Kryesia e degës e deputetët e kanë njoftuar atë se do t’i ofrohet tërë përkrahja e duhur”, thuhet në komunikatën e KDTP-së.

Pas kësaj, sipas njoftimit, është diskutuar se si të veprojnë dega dhe partia në rastet e kësaj natyre.

Ndërkohë edhe kryetari i Degës së KDTP-së në Prizren, Levent Bush përmes një deklarate ka theksuar se respekton vendimin e Simitçiut, pavarësisht se e ka pritur me keqardhje. “Gjithashtu në emër të degës dhe komunitetit turk, Ertan Simitçiun e falënderoj për punën e bërë gjatë kryerjes së detyrës së drejtorit”, ka thënë Bush./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.