KEDS: Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, Prizreni ndër komunat e prekura
KEDS ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në shtylla elektrime dhe në përçues elektrikë, duke lënë një numër të konsumatorëve pa rrymë.
“Përgjatë tri ditëve të fundit, vendi ynë ka qenë i prekur nga erëra të forta, të cilat do të vazhdojnë ende. Si pasojë e këtyre erërave, janë shkaktuar dëme në shtylla elektrike dhe në përçues elektrikë, çka ka lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike”.
Rajonet më të prekura janë Peja, Gjakova dhe Prizreni.
“Ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë me intensitet të shtuar për t’ua rikthyer sa më shpejt furnizimin me energji elektrike konsumatorëve të prekur, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”.