20-04-2024

Këngëtari Bajram Gigolli publikon këngën “Liria ka emër”, dedikuar luftës së UÇK-së

Dje nuk ishte një ditë e zakonshme për Kosovën, disa nga figurat kryesore të politikës në vend udhëtuan për në Hagë për t’u përballur me akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale.

Aktakuzat u konfirmuan kundër presidentit Hashim Thacit, kreut të PDK-së, Kadri Veselit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

E pikërisht për këtë, këngëtari i mirënjohur, Bajram Gigolli u ka kushtuar një këngë dedikuar luftës së UÇK-së.

Bashkë me Trio Band, Bajram Gigolli ka lansuar këngën “Liria ka emer” e cila tashmë gjendet në kanalin Youtube në versionin audio.

Më poshtë kënga e sapo publikuar:

 

Asnjë koment

Comments are closed.