26-11-2024

Këngëtari prizrenas, Bajram Gigolli e Lul Vushtrria publikojnë video-klipin e ri kushtuar kurbetit ( Video)

Këngëtari i mirënjohur nga Prizreni, por që jeton në Gjermani, Bajram Gigolli i shoqëruar edhe nga Lulzim Sadiku së fundi kanë publikuar baladën “Një bilbil pranë derës sime”, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Gigolli dhe grupi i tij “Trio Band” tashmë janë nga më të pëlqyerit  e muzikës popullore dhe të dasmave.

Kohët e fundit, ata kanë lansuar vazhdimisht këngë dhe video-klipe muzikore, ndërsa kësaj radhe fansat i kanë shpërblyer me një këngë kushtuar jetës në mërgim, me tekst e muzikë të Xhavit Abitit, njëherësh anëtarit i grupit.

Pjesë e klipit të fundit, përcjellë nga Ansambli “Lidhja e Prizrenit” janë edhe imazhet piktoreske. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.