Këngëtarja prizrenase, Shqipe Kastrati paralajmëron një këngë të re
Këngëtarja prizrenase, Shqipe Kastrati së shpejti ka paralajmëruar një këngë të re për adhuruesit e saj, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.
“Se shpejti një këngë e re për adhuruesit e zërit tim!”, ka shkruar ajo në profilin e saj.
Zëri i këngëtares sonë të mirënjohur, Shqipe Kastrati, me origjinë nga Hasi, por që tashmë jeton në Amerikë është e adhuruar prej viteve të 80-ta të shekullit të kaluar.
Katër vjet më parë, Shqipe Kastrati në duet me këngëtarin prizrenas, Flori Çoçaj, kanë publikuar video-klipin muzikor me titull “Prej ni shpati” të zhanrit pop-folk, me tekst të përpunuar./GazetaePrizrenit.net/