18-04-2024

Keqpërdorim i rrjeteve sociale në Suharekë

Një rast i keqpërdorimit të rrjeteve sociale është raportuar në Suharekë.

Policia ka njoftuar se një i dyshuar (K/Shqiptar) ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’ fotografi të viktimës mashkull K/Shqiptar.

Policia këtë rast e ka vlerësuar si keqpërdorim të rrjeteve sociale.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.