Kërcënohet deputetja e Kuvendit të Kosovës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj ka njoftuar se sot është kërënuar dy herë.
“Une sot jam kercnuar dy here. Njehere rruges duke ardhur ne pune dhe e dyta ne zyren time ne Fakultet.
Le ta kuptoj kushdo qe eshte pas qe nuk munden me me kercnu, shantazhu dhe qe vendimet e mija do te jene gjithmone ne te mire institucioneve dhe qytetarit” shkruan në njoftim Reshitaj.
Nuk dihet ende se në çfarë cilësie dhe për çfarë arsye është kërcënuar ajo./Indeksonline/