Kërcënohet kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është kërcënuar mbrëmë. Ai, ka marrë mesazhe kërcënuese nga dy persona të dyshuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi.

“Po dje kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka raportuar se është kërcënuar nga dy persona përmes mesazheve. Ndërsa, rasti ka ndodhur për një pronë që e pengon rrugën tranzit”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij, dy personat e arrestuar janë arrestuar dhe janë intervistuar. Ndërsa, me vendim të prokurorit që të dy janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, /IO