26-04-2024

Si i kërkoi Chollet, Kurtit që ta pranojë propozimin evropian?

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, mbrëmë ka telefonuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, të cilit i ka kërkuar që Kosova ta pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Chollet, në një cicërimë në Twitter tha se temë tjetër kryesore gjatë bisedës me Kurtin ishte partneriteti dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian e euroatlantik të Kosovës.

“Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e Dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre”, ka shkruar Chollet.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, Chollet bashkë me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ishin për vizitë në Kosovë ku u takuan me krerët institucionalë të vendit./IO

Asnjë koment

Comments are closed.