24-11-2024

Kërkohen nga gjykatat dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar për shkak të urdhëresave nga organet e drejtësisë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Policia ka njoftuar se në fshatin Carallukë të Malishevës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar një person dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Në rastin tjetër në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar një i kërkuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit të Prizrenit.

Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera se për çfarë lëndësh janë kërkuar të dyshuarit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.