25-04-2024

Suharekë: Arrestohen dy persona  pasi qëlluan me armë në aheng familjar

Në fshatin Sllapuzhan të Suharekës janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, të cilët në një aheng familjar kishin gjuajtur me armë zjarri.

Në raportin e policisë, thuhet se nga të dyshuarit janë konfiskuar dy pushkë të gjuetisë, dy pistoleta, 13 fishekë dhe 12 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.