Në dy raste sekuestrohen qese me drogë në Prizren

Në dy raste të ndara në Prizren, gjatë kontrollimit të veturave policia ka gjetur dhe kofiskuar qese me drogë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në rastin e parë në lagjen “Petrove” të Prizrenit është ndaluar nga policia një veturë me tabela vendore me vozitës të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë e mbështjellë me foli alumini, në peshë 1.87 gr.

Në rastin e tjetër në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, gjatë natës është ndaluar nga policia një veturë me tabela vendore me vozitës të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë 6.48 gr.

Në të dyja rastet pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/