06-02-2025

Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se e vrau Bekim Varin në mënyrë mizore

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për F.L., nga fshati Pleshinë e Ulët, i cili dyshohet për vrasjen e Bekim Varit, i cili fillimisht ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij më 29 janar.

Trupi i tij ishte gjetur dje në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt.

Sipas Prokurorisë, F.L. më 23 janar të këtij viti, në mënyrë mizore dhe për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta Bekim Varin dhe më pas e ka groposur viktimën në një vend në mal, me qëllim të fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 23.01.2025, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt, i pandehuri F.L., në mënyrë mizore dhe për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta viktimën B.V., dhe i njëjti më pas e gropos viktimën në një vend në mal, me qëllim të fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse me datë 05.02.2025 nga disa persona të fshatit Manastirc gjendet trupi i pajetë i viktimës B.V. me të cilën do të kryente veprën penale “Vrasje e rëndë” neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 të KPRK-së”, tha prokuroria.

I pandehuri F.L., që nga data 5 Shkurt 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.

Policia ditë më parë kishte publikuar identitetin e Bekim Varit me qëllim të ndihmës nga qytetarët për gjetjen e tij.

Asnjë koment

Comments are closed.