Kërkohet që Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim
Koci ka thënë se Policia e Kosovës ka kapacitetet për të zbuluar terroristët e sulmit, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se zbulimi i këtij rasti nuk guxon të marrë më shumë se një javë kohë.
Postimi i plotë:
Tre burra të aftë, të ndershem dhe trima të Inteligjencës së Policisë – e ka të tillë; po aq burra nga AKI – dhe duart e lira në hetim – i zbulojnë terroristat e sulmit në Deçan, shumë shpejtë.
Nëse nuk ka interferim!
Natyrisht, sonte duhet që krejt Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim; patrullat e policisë të dalin në rrugë, dhe të hetohet çdo hyrje/dalje në Kosovë.
Një javë. Nuk duhet më shumë për zbulim të këtij akti terrorist.
Analistat e inteligjencës, nuk guxojnë të pushojnë hiç.
Përndryshe, motivet mund të jenë shumë më pak komplekse, se që mendohet.
Në nje vend ku ka krizë të moralit, motivet e krimeve makabër, shpesh janë me “tokësore” se që mendohet.
Sidoqoftë, burgimi i përjetshëm është masa e vetme që duhet të aplikohet në këtë rast.