Kërkohet zyrtarizimi i vendimit për hapjen e sallave të dasmave
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka kërkuar që të zyrtarizohet vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve të ndryshme.
Kjo odë e quan absurd dhe të papranueshëm këtë mos-zyrtarizim, pasi që rastet me COVID tani janë në numër të vogël.
“Pas shumë takimeve që janë bërë mes grupit punues ku janë të përfshirë përfaqësues nga ministritë përkatëse dhe përfaqësues të OHT-së, është premtuar që hapja e këtyre domeneve të bëhet me 15 Qershor 2021, ndërsa sot jemi me datë 21 dhe akoma nuk e kemi parë të zyrtarizuar një vendim të tillë”, thuhet në reagimin e OHT-së.
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit thekson në një njoftim për media se pa marrë parasysh të gjithave do t’i përkrahë bizneset dhe do të jetë zëri i tyre.