25-04-2024

Këshilli i Prindërve të gjimnazit ”Gjon Buzuku“, del me kërkesë për çështjen e grevës së mësimdhënësve

Ne takimin e datës 23 Janar 2019, Këshilli i Prindërve të gjimnazit “Gjon Buzuku” nga Prizreni, me aprovim unanim parashtron tek institucionet relevante këtë:

Kërkesë

Duke marrë parasysh që greva në arsim është duke ndikuar në mënyrë negative në mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor, kjo ka rezultuar me shkeljen flagrante të të Drejtave të Njeriut në Kosovë. Këto të drejta garantohen me dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare dhe njëkohësisht edhe Kushtetutën e Republikës se Kosovës, respektivisht:

Konventa OKB mbi të Drejtat e Fëmijës Ne Nenin 28 1 thekson – Shtetet njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që të arrihet kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të veçantë ata: (e) Marrin masa për të inkurajuar frekuentimin e rregullt të shkollës dhe uljen e përqindjes së braktisjes së shkollës.

Konventa Evropiane e mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe Lirive themelore amandamentuar sipas protokolit n° 11 shoqëruar nga protokoli shtojcë dhe protokolet n° 4, 6 e 7 ne Nenin 2– thekson: Askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për arsim. Shteti, në ushtrimin e funksioneve që merr përsipër në fushën e edukimit dhe të arsimit, respekton të drejtën e prindërve për të siguruar këtë edukim dhe arsim në përputhje me bindjet e tyre fetare dhe filozofike.

Kushtetuta e Kosovës ne Nenin 47 [E Drejta për Arsimin] thekson – 1. Secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë. Shkollimi i detyrueshëm rregullohen me ligj dhe financohet nga fondet publike. 2. Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për t’u arsimuar, sipas aftësive dhe nevojave të veçanta të tij/saj.

Njëkohesisht sipas Ligjit nr.03/L-200 Neni 5 thekson – Pjesëmarrja në greva lejohet dhe i punësuari nuk mund të jetë i diskriminuar për shkak të organizimit dhe pjesëmarrjes në grevë. Njëkohësisht ndaj tij nuk mund ëe ushtrohet presion t’i ndalohet e drejta për grevë, as të përdoret masa e ndëshkimit për të përfunduar grevën në kuptim të paragrafit 1. të këtij neni.

Bazuar në këto dokumente, institucionet e Kosovës duhet të jenë mbrojtëse dhe promovuese të këtyre të drejtave. Fatkeqësisht në rastin konkret, qeveria e Kosovës me mosveprim të saj ka dështuar për të ofruar shkollim të rregullt dhe papenguar.

Andaj, kërkohet nga Këshilli Prindërve në nivel kombëtar të adresoj një shkresë urgjente në Qeverinë e Kosovës për zgjidhjen e këtij problemi; në të kundërtën ky Këshill duhet të parashtroj padi në gjykatat përkatëse ndaj të institucioneve të lartpërmendurave për shkeljen e të drejtave elementare të njeriut, thuhet në njoftimin dërguar në redaksinë tonë nga drejtuesit e Këshillit të Prindërve të këtij institucioni shkollor në Prizren./tv prizreni

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.