Këshilltari i Alblena Reshitajt mohon lajmin për shkarkimin e saj
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj nuk është shkarkuar nga ky post.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Klan Kosova këshlltari i ministres, Leutrim Sahiti.
Ai ka thënë se raportimet për shkarkimin e Reshitajt nuk janë të vërteta.
Edhe nënryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, në një prononcim për Klan Kosova ka mohuar lajmin për shkarkimin e Ministres se Mjedisit.