Kështu u arrestuan zyrtarët e dyshuar për dallavere me patentë shoferë
Kishte disa orë që po prisnim të merrnin rezultatet e provimit për patentë shoferë.
Por, këtyre qytetarëve nuk u ofrua shërbimi i kërkuar.
Kishte një arsye pse Fatlumi dhe personat e tjerë nuk arrinin të kryenin punë.
Një aksion i madh i Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka paralizuar gjithçka në Njësinë për Patentë Shofer në Prishtinë, raporton T7.
Ka dyshime te mëdha se zyrtaret e Ministrisë së Infrastrukturës kanë bërë dallavere me patente shofer prandaj policia e Kosovës ka nise një aksion arrestimi ndaj tyre.
Aksioni u krye ne qendra të të ndryshme të Kosovës, por te gjithë këta zyrtarë, te prangosur u sollën tek Njësia Për Patente Shofer në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
Personi i parë që policia e shoqëroi ne ketë njësi ishte Drejtoresha e Departamentit për Patente Shofer Filize Krasniqi.
E më pas u sollën edhe shume te tjerë, te gjithë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.
Për gati tri orë ata u mbajtën brenda zyrave duke u marrë në pyetje nga hetuesit policorë.
Më pas, të ndaluarit që llogaritet të jenë 20 u nxorën nga vendi ku po mbaheshin.
Të prangosur ata u nisën për në stacionin policorë. Ishin shumë.
Në mesin e tyre edhe zyrtare femra që dyshohet për keqpërorim të detyrave zyrtare.
Pati aq shumë saqë nuk kishte vend nëpër veturat e policisë. Të gjithë u dërguan në mbajtje.
Ministria e Pal Lakajt që i takojnë të arrestuarit nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për ndalimin e punonjësve të saj. / T7