16-09-2021

Këta janë bashkatdhetarët që vdiqën si pasojë e aksidentit në Kroaci

Mëngjesi i sotëm ishte i kobshëm për Kosovën pasi një autobus i linjës Frankfurt – Prishtinë u rrokullis në Slavonski Brod të Kroacisë dhe humbën jetën 10 bashkatdhetarë e dhjetëra të tjerë u lënduan.

Indeksonline ka mësuar emrat e personave që ndërruan jetë në aksidentin e sotëm.

Valentina Binakaj, 1975 Baballoq – Deçan

Erlinda Binakaj, vajza e Valentina Binakaj

Sevdail Rruatemi, 1973 Pakshticë e Epërme – Podujevë

Naser Sylemetaj, 1974 Gjakovë

Launora Kolmekshaj, 1982 Junik – Deçan

Kujtim Kastrati, 1981 Radoste

Hamet Hoxha, 1966 Randobravë – Gjakovë

Indeksonline po ashtu përmes burimeve të veta ka mësuar se viktimat e tjera ende nuk janë identifikuar.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti po qëndron në Kroaci ku ka vizituar të gjithë udhëtarët e lënduar nga aksidenti i sotëm.

Ai tha se bashkë do t’ia dalim më kollaj e më shpejtë, teksa edhe ngushëlloi familjet e viktimave.

Ndërsa, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci është stabile dhe se të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.