Një 18-vjeçare nga Krusha e Madhe në mesin e viktimave nga aksidenti në Kroaci

Në mesin e viktimave të aksidentit fatal në Kroaci të autobusit që po vinte nga Frankfurti për në Kosovë, është edhe 18-vjeçarja Anjeza Bellancia nga Krusha e Madhe.

Kabineti i Kryetarit të Rahovecit, Veli Gashi, ka konfirmuar se ajo është një nga dhjetë viktimat e tragjedisë së sotme.

E sipas burimeve jozyrtare, televizioni ka mësuar se deri në orët e vona të ditës së sotme familja e saj nuk kishte informatë për gjendjen e saj./klan kosova/