26-04-2024

Këta janë emrat e doganierëve shqiptarë të arrestuar në Prizren

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar katër zyrtarë të Doganës nën dyshimin për vepra penale.

Bëhet fjalë për dy shtetas kosovarë dhe dy të tjerë nga Shqipëria.

Doganierët e arrestuar nga forcat e sigurisë janw: Hekuran Dana, Besart Malaj, Ahmet Zeneli si dhe Driton Hasimja
Mësohet se të dyshuarit për një vit rreth ishin bashkëpunëtorë me kontrabandues të mallrave.

Katër të dyshuarit janë dërguar në Prizren dhe ngarkohen edhe me veprën për fshehje të informacionit.

Ata në Qendrën e Ndalimit Policor në Prizreni i kanë vizituar edhe përfaqësuesit e KMDLNJ-së në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.