20-04-2024

Këta janë personat që do vaksinohen të parët për COVID-19 në Kosovë

Kosova tashmë ka siguruar dozën e parë prej 500 mijë vaksinash për COVID-19 nga “PFIZER”-i.

Në një konferencë shtypi, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka treguar për kategoritë të cilat pritet të vaksinohen të parat.

Ato përfshijnë personat mbi moshën 65- vjeçare, personat me rrezik të lartë pra me sëmundje kronike si edhe personeli shëndetësor.

“Personeli shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeçe, personat me rrezik të lartë me sëmundje kronike, ata me aftësi të kufizuara, personat obez, personat që kujdesen për të moshuarit, personat e moshës mbi 40 vjeç, policia, ushtria, punëtorët e sektorit publik”, ka thënë Ramadani në një konferencë shtypi.

Ashtu siç është bërë e ditur, planifikohet që brenda ditës të vaksinohen 20 mijë qytetarë.

Asnjë koment

Comments are closed.