Këta janë të arrestuarit nga Prokuroria Speciale në rajonin e Prizrenit, grupi përfundon në qeli
Grupi i dyshuar që u kap në aksionin që u zhvillua nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në rajonin e Prizren rezultoi me arrestimin e gjashtë personave si të dyshuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe shitblerje e shpërndarje të drogës. Të dyshuarit dolën dje para Gjykatës dhe tashmë është nxjerrë vendimi për masën e sigurisë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se ndaj tyre, gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji.
Të dyshuarit që u dërguan në paraburgim janë Shpejtim Kabashi, Kenan Mazrek, Alban Krasniqi dhe Adil Morina, Gazmend Hyseni dhe Naser J.
Nga Prokuroria Speciale kanë bërë me dije veprat me të cilat ngarkohen të dyshuarit që u kapën.
Lexo edhe:
LDK në Prizren: Zhagitja e punimeve dhe keqqeverisja lokale, detyrojnë mbylljen e bizneseve ( Foto )
“Gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjashtë persona mbi bazën e dyshimit se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 277 par. 1 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 275 par. 1 nën par. 1.9 të KPRK-së.” .
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.