Këta janë personat që mbetën të vdekur nga aksidenti në Zhur

Tre persona, babai me dy djemtë humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi sot në aksin rrugor Prizren-Zhur, pas një përplasje mes kamionit dhe veturës ‘Golf”.

Bëhet fjalë për babanë Ramzi Sope 50 vjeç si dhe dy djemtë e tij Behari (24 vjeç) dhe Lumbardhi (22 vjeç).

Shoferi i kamionit është arrestuar.

Nëpër rrjete sociale janë shpërndarë fotot e të aksidentuarve, të përcjella me shprehjet e shumta të ngushëllimeve për tragjedinë e ndodhur. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Petrit O. Hoxhaj

 

Rezultate imazhesh për Aksidenti ne Zhur