25-10-2020

Haskuka ngushëllon për viktimat nga aksidenti në Zhur

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka ngushëlluar për tri viktimat që vdiqën në një aksident trafiku sot në rrugën Prizren-Zhur, në të cilën humbën jetën babai me dy djemtë e tij.

Aksidenti kur vetura u ndesh me kamionin e pastrimit te rrugëve nga bora.

Haskuka ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ se ky lajm tronditi jo vetëm banorët e Zhurit, Prizrenit, por edhe të gjithë Kosovës

“Gjatë ditës së sotme morëm lajmin për një aksident tragjik, që ndodhi në aksin rrugor Prizren- Vërmicë, e ku humbën e jetën tre anëtarë të familjes Sope”, ka shkruar ai, derisa apeloj drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar/GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.