Këta janë zyrtarët policorë që u suspenduan për arrestimin e kameramanit sot
Policia e Kosovës ka suspenduar nga puna dy zyrtarë policorë të cilët arrestuan kameramanin e agjencisë së lajmeve, Ekonomia Online, Albion Selitaj, derisa po e ndiqte aksionin për vendosjen e ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, nën administrimin e AKP-së, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se zyrtarët policorë të cilët u suspeduan në këtë rast janë: rreshteri Reshat Balaj dhe polici Driton Fondaj, në Stacionin Policor në Suharekë.
Sipas Policisë, ky suspendim është mbështetur në udhëzimin administrativ të PK-së për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me qëllim të hetimit dhe sqarimit të veprimeve dhe sjelljeve të tyre në këtë rast.
Lexo edhe:
Në arsimin prizrenas kërkohet intervenim urgjent
Përveç suspendimit të zyrtarëve në fjalë, Policia ka iniciuar procedurë të brendshme disiplinore edhe ndaj pesë zyrtarëve të tjerë policorë, që morën pjesë në arrestimin e kameramanit.
Lidhur me rastin, nga IPK i kanë thënë Sinjalit se kanë nisur një hetimi preliminar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/