29-04-2024

Këta janë zyrtarët policorë që u suspenduan për arrestimin e kameramanit sot

Policia e Kosovës ka suspenduar nga puna dy zyrtarë policorë të cilët arrestuan kameramanin e agjencisë së lajmeve, Ekonomia Online, Albion Selitaj, derisa po e ndiqte aksionin për vendosjen e ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, nën administrimin e AKP-së, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se zyrtarët policorë të cilët u suspeduan në këtë rast janë: rreshteri Reshat Balaj dhe polici Driton Fondaj, në Stacionin Policor në Suharekë.

Sipas Policisë, ky suspendim është mbështetur në udhëzimin administrativ të PK-së për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me qëllim të hetimit dhe sqarimit të veprimeve dhe sjelljeve të tyre në këtë rast.

Lexo edhe:

Në arsimin prizrenas kërkohet intervenim urgjent

Përveç suspendimit të zyrtarëve në fjalë, Policia ka iniciuar procedurë të brendshme disiplinore edhe ndaj pesë zyrtarëve të tjerë policorë, që morën pjesë në arrestimin e kameramanit.

Lidhur me rastin, nga IPK i kanë thënë Sinjalit se kanë nisur një hetimi preliminar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.