Këtij futbollisti të Ballkanit i takoi çmimi “Ylli i Javës” në Superligë
Çmimi “Ylli i Javës” për javën e 12-të në Superligë i ka takuar futbollistit të Ballkanit, Lumbardh Dellova.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Flamur Sinani, Lulzim Rrmoku e Bujar Asllani, njoftoi Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
E pikërisht goli i Dellovës i mundësoi Ballkani ta forcojë pozitën e parë në renditje. Portokallezinjtë vazhdojnë të mbesin të pamposhtur në këtë edicion.
Pasi mori këtë çmim qendërmbrojtësi u shpreh i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.
“Jam shumë i lumtur për fitoren e po ashtu edhe për golin që e shënova në derbi. Ndeshja ishte e mirë duke e pas parasysh që ishim të lodhur pak si ekip, por e rëndësishmë ishte të marrim tre pikë dhe jemi shumë të lumtur. Jemi që dy vite me trajnerin Daja, nga eksperienca e të cilit kemi mësuar shumë. Duhet çdo ndeshje të futemi të motivuar, të bëjmë një hap drejt klubeve evropiane.”, ka thënë Dellova për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express/