15-05-2026

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të vlefshme për 15.05.2026.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës (dizelit) është rritur për 1 cent krahasuar me ditën paraprake, duke arritur në 1.60 euro për një litër. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për një litër, ndërsa gazi me 0.76 euro për një litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre përmes emailit konsumatori@rks-gov.net ose në numrin e telefonit 0800 11000.

Asnjë koment

Comments are closed.