FSK hap konkurs për 6 mjekë të përgjithshëm në Regjimentin e Mjekësisë
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e gjashtë mjekëve të përgjithshëm në Regjimentin e Mjekësisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas njoftimit zyrtar, afati për aplikim është i hapur nga data 11 deri më 25 maj 2026.

Aplikimi për këtë pozitë mund të bëhet online, ndërsa kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.
