Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit nga Prizreni
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11 maj 1989 në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e vendndodhjes së tij është i rëndësishëm për hetimet dhe do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

Qytetarët inkurajohen që informacionet eventuale t’i raportojnë në numrin emergjent 192, në linjën pa pagesë 0800 19999, apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.



