Prizren: Një qytetar gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici
Mbrëmë rreth orës 20:00, në Stacionin Policor Prizren është paraqitur qytetari Murat Buzhala, i cili ka sjellë shumën prej 155 euro, të cilat i kishte gjetur në një lokal në Prizren.
Nga qytetari është marrë deklarata dhe janë pranuar të hollat. Ndërkohë, në stacionin policor është paraqitur qytetarja E. A., e cila ka deklaruar se i kishte humbur të hollat në lokacionin e përmendur. Pas verifikimit, të hollat i janë kthyer pronarit ligjor, ndërsa janë përpiluar raportet përcjellëse për rastin.

Policia e Kosovës vlerëson lart veprimin e qytetarit Murat Buzhala, i cili me ndershmëri dhe përgjegjësi ka dorëzuar mjetet e gjetura, duke dhënë shembull të mirë për komunitetin.

