21-11-2024

Këto janë lokalitetet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Për dallim nga dita paraprake, sot është raportuar për rritje të rasteve të prekura nga Covid-19.

Në nivel të Kosovës kanë qenë 89 raste, ndërsa në Prizren 5 raste më shumë, pasi dje ishin 18 të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Nga rajoni i Prizrenit 3 raste në Prizren (67, 59, 49 vjeç) dhe Dragash 1 rast (91 vjeç).

Në Rahovec 2 raste (65, 63 vjeç) e Malishevë 1 rast (82 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.541 mostra prej të cilëve rezultuan 557 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 20 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat: Manastiricë, Lubizhdë dhe Koronavirus, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.