20-04-2024

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19

Krahasuar me ditën paraprake, edhe sot ka shtim për 21 të rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi, derisa në Prizren janë 13 raste më pak, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, dy prej tyre në komunat e rajonit tonë: Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç).

Gjatë kësaj kohe ndërkaq, janë testuar gjithsej 2.886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 488 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 11 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa dy në fshatra, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.