23-04-2024

Policia në kërkim të grabitësve që morën 95 mijë euro në KEDS (VIDEO)

Rreth 95 mijë euro u grabitën në zyrën e pagesave në KEDS të hënën.

Në një nga pikat në Prizren, dy persona të armatosur dhe të maskuar, duke i kërcënuar punonjësit, arritën ta kryejnë grabitjen.

Nga KEDS-i konfirmojnë se nuk ka asnjë të lënduar, teksa thonë se kanë rritur nivelin e sigurisë.

Të dyshuarit ende nuk janë identifikuar nga ana e policisë, transmeton KK

Asnjë koment

Comments are closed.