Krahasuar me ditën e paraprake, sot ka pasur ngritje të ndjeshme prej 96 rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi.
Po ashtu rritje për disa fish ka edhe në Prizren, pasi numri i tyre është ngritur nga 3 në 57 sosh, raporton Gazeta e Prizrenit
Ndërkaq brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit është raportuar një raste të vdekjes: Suharekë 1 rast (40 vjeç).
Gjatë kësaj kohe janë testuar gjithsej gjithsej 2.357 mostra, prej të cilëve rezultuan 341 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 43 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: