Rahoveci është gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Kosovës, fiton ndaj Trepçës

Rahoveci ka arritur që të fitojë ndeshjen ndaj Trepçës me rezultat të ngushtë 66-64.

Rahoveci fitoren e siguroi në sekondat e fundit të ndeshjes përmes dy gjuajtjeve të lira të suksesshme të Isaiah Traylor.

Edhe pse mitrovicasit e filluan ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 14-4, mirëpo prapë se prapë skuadra e Rahovecit u këndell më vonë.

Me këtë fitore, Rahoveci është kualifikuar për gjysëmfinalen e Kupës së Kosovës për sezonin 2020/2021.

Yraylor, Arian Qallaku dhe Altin Morina ishin lojtarët më të dallur për Rahovecin, në anën tjetër, Drilon Hajrizi ishte më i miri te Trepça./