08-05-2024

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19

Krahasuar me ditën e paraprake, sot ka pasur ngritje të ndjeshme prej 96 rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi.

Po ashtu rritje për disa fish ka edhe në Prizren, pasi numri i tyre është ngritur nga 3 në 57 sosh, raporton  Gazeta e Prizrenit

Ndërkaq brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit është raportuar një raste të vdekjes: Suharekë 1 rast (40 vjeç).

Gjatë kësaj kohe janë testuar gjithsej gjithsej 2.357 mostra, prej të cilëve rezultuan 341 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 43 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.