Krahasuar me ditën paraprake ka shtim të ndjeshëm të rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Në nivel të republikës janë 106, ndërsa në Prizren 13 raste më shumë.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, nga komuna: Drenas 1 rast (39 vjeç).
Gjatë kësaj kohe ndërkaq, janë testuar gjithsej 2.966 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 398 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 22 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa një nga Atmaxha, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: