Krahasuar me ditën paraprake, edhe sot është raportuar për rritje të rasteve të prekura nga Covid-19, ndonëse në Prizren ka pasur më pak të infektuar, por më shumë të vdekur, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Në nivel të Kosovës kanë qenë 2 raste më shumë, ndërsa në Prizren 17 raste më pak, pasi dje ishin 36 të infektuar.
Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Në rajonin e Prizrenit janë raportuar 4 raste të vdekjes: Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (82 vjeçar).
Lexo edhe:
Spitali i Prizrenit mbushet me pacientë Covid-19
Sot janë testuar gjithsej 1.566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 690 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 18 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa 1 nga fshati Poslisht, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: