25-04-2024

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

Krahashuar me ditën paraprake, sot është raportuar për rënie të ndjeshme të numrit të të prekurve me Covid-19 në Kosovë.

Nga raporti del se përsëri brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 12 raste të vdekjes, prej të cilëve tre persona janë nga komuna e Prizrenit (një 72, 69 dhe një 64 vjeçar) si dhe një person nga Suhareka  (67 vjeç), transmeton Gazeta e Prizrenit.

Tre të vdekur janë raportuar edhe dje, por nuk është bërë i ditur identiteti i tyre, pos komunës prej nga janë.

Lexo edhe:

Kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Arsimit në Prizren nga një qytetare (Dokument)

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel të Kosovës kanë qenë 170, ndërsa në Prizren kemi 30 raste më pak të të prekurve nga Covid. Githsej janë testuar 1.137 mostra, prej të cilëve rezultuan 491 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, të gjithë apo 17 të infektuarit e rinj janë nga qyteti, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

 

Asnjë koment

Comments are closed.