25-04-2024

SHBA: Fitorja e Biden, festë e madhe para Shtëpisë së Bardhë

Festë e madhe është duke u zhvilluar në Washington DC pranë Shtëpisë së Bardhë.

Njerëzit janë duke kënduar, përqafuar njëri-tjetrin dhe festuar për fitoren e Joe Biden.

 

Madje, ka nga ta që e falënderojnë Zotin për largimin e Donald Trump, shkruan BBC.

 

“Donald Trump është zhdukur, lavdi Zotit”, ka thënë një grua.

“Ne fituam, hej hej hej, ne fituam – nah nah nah nah, nah nah nah, hej hej, ne fituam!”, ka kënduar turma e njerëzve.

“Si mund ta mbështesim Joe Biden kur ai është pro abortit?”, ka pyetur një burrë me zë të lartë. “Jezusi dëshiron që ne të mendojmë për këtë, njerëz”.

Por, turma e injoroi atë – duke kënduar, duartrokitur dhe brohoritur “Ne ia dolëm”.

Asnjë koment

Comments are closed.