Këto janë vendbanimet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Në Prizren sot është shënuar rekord sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19.

Krahasuar me ditën paraprake, sot është raportuar për dyfishim apo 49 rasteve më shumë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Prej tyre katra kanë qenë në rajonin e Prizrenit: një rast në Dragash (82 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç) dhe në Suharekë 1 rast (67 vjeç).

Nga numri prej 83 të infektuarve të sotëm, shumica apo 68 sosh janë nga qyteti, ndërsa të tjerët në Zhur 7, në Hoçë të Qytetit 3 raste, etj. transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.